Connect with us

Bota

Shefi i Mossadit në Washington: Vendosëm modalitetet si do ti shpërngulim palestinezët nga Gaza

Drejtori i inteligjencës izraelite të Mossad-it, David Barnea, vizitoi Washington-in këtë javë, ndërsa Izraeli kërkon ndihmë nga administrata Trump për të organizuar largimin me forcë të palestinezëve nga Gaza.

Kështu raportoi Axios të premten, duke cituar dy burime me dijeni për çështjen.

Disa plane për zhvendosjen masive të popullsisë palestineze nga enklava janë përmendur publikisht në javët e fundit nga zyrtarët izraelitë.

Kampet e përqendrimit, të quajtura “zona humanitare tranziti” brenda dhe jashtë Rripit të Gazës, aktualisht po studiohen sipas disa mediave që mund të kenë qenë në dijeni të këtyre planeve, veçanërisht të paraqitura nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Shefi i spiunazhit, David Barnea, i tha të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, se Izraeli ka folur në veçanti me Etiopinë, Indonezinë dhe Libinë.

Qëllimi i qeverisë izraelite për të larguar pjesën më të madhe të popullsisë së Gazës është jashtëzakonisht i diskutueshëm.

Ndërsa qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu pretendon se një “zhvendosje” e tillë do të ishte “vullnetare”, ekspertët ligjorë amerikanë dhe izraelitë e kanë etiketuar atë si një krim lufte.

Në takimin e tyre në fillim të kësaj jave, Barnea i tha Witkoff se Etiopia, Indonezia dhe Libia kishin shprehur gatishmëri për të pritur një numër të madh palestinezësh nga Gaza, thonë dy burimet.

Advertisement