Connect with us

Rajon

Atentati ndaj turkut/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar: Kisha urdhër…

Autoritete greke kanë arritur të vënë në pranga disa ditë pas atenatit ndaj një turku autorin e dyshuar. Mësohet se i riu i vënë në pranga është një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Alesio Biba.  Biba është urdhëruar nga një turk për të kryer atentatin e regjistruar më 13 korrik në Athinë.

Ai e ka pranuar se është autor i ngjarjes teksa ka theksuar se synim kishte të plagoste turkun, Volkan Ertas. Personi që ka porositur ngjarjen e rëndë dyshohet se është i arrestuar për 6 vrasje dhe është identifikuar si Suleyman Dalgic.

Fatmirësisht 48-vjecari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P arritën të shpëtonin. Ata u plagosën por plagët nuk u vendosën në rrezik jetën. Mediat greke raportuan se shënjestra që ishte shtetasi turk i cili u qëllua me 4 plumba ndërsa polici u plagos rastësisht pasi ishte pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.

48-vjeçari gjatë dëshmisë së tij para policisë ka bërë me dije se Dalgic i kishtë thënë se do ti lante borxhin duke i dhënë një automjet. Ky mjet do të transportohej në një vend të caktuar nga një person. Teksa po kryhej ky shkëmbim ai ka “nuhatur” që diçka nuk shkon dhe ka tentuar të futet brenda lokalit më të afërt, aty ku u regjistrua edhe atentati.

Sipas raportimeve Biba në momentin që është arrestuar ka thyer telefonin e tij duke e hedhur në tokë. Atij i’u gjetën dhe sekuestrua në banesë arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzimë për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.

Advertisement