Connect with us

Sport

Zyrtare! Shorti i UEFA-s e vendosi, një ekip shqiptar siguron pjesëmarrjen në kompeticionet europiane këtë sezon

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të mirë në arenën ndërkombëtare: të paktën një skuadër shqiptare do të jetë pjesë e një kompeticioni europian këtë sezon.Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit, të cilat janë në garë në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Nëse nuk ia dalin të kalojnë kundërshtarët e tyre në këtë fazë, respektivisht Copenhagen për Dritën dhe FCSB për Shkëndijën, rrugët e tyre do të kryqëzohen në një duel të drejtpërdrejtë në turin e tretë të Ligës së Europës, ku shorti ka vendosur që të përballen me njëra-tjetrën.Pikërisht aty qëndron edhe siguria: fituesi i këtij çifti, edhe nëse nuk kalon më tej në “play-off”-in e Ligës së Europës, ka të garantuar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, duke i dhënë kështu futbollit shqiptar përfaqësim në skenën e madhe europiane për sezonin 2024/2025.Kjo situatë, përveç rëndësisë sportive, përbën një mundësi të artë për të dyja klubet në aspektin financiar dhe të imazhit.

E ndërsa ëndrra për të qenë në fazën e grupeve të Championsit mbetet ende e hapur, realiteti i tanishëm e siguron: Shkëndija ose Drita do të jenë pjesë e Europës deri në fund të vjeshtës.

Advertisement