Connect with us

Bota

Tërmeti i fortë në Rusi/ Trump: Alarm për cunami në bregun e Paqësorit, qëndroni të sigurt!

Presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar lidhur me tërmetin me magnitudë 8.8 ballë Rihter që goditi Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë duke dëmtuar ndërtesa dhe duke gjeneruar një cunami deri në 4 metra.

Trump shkruan në rrjetin social “X” se është lëshuar një alarm cunami për banorët e Havait.

Ai shtoi gjithashtu se në gatishmëri për cunami janë gjithashtu Alaska dhe bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara. Edhe Japonia është në zonën e prekur.

“Për shkak të një tërmeti të fuqishëm që ka ndodhur në Oqeanin Paqësor, është lëshuar një alarm cunami për banorët e Havait. Në gatishmëri për cunami janë gjithashtu Alaska dhe bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara. Edhe Japonia ndodhet në zonën e prekur. Për informacionet më të fundit, vizitoni faqen tsunami.gov/. Qëndroni të fortë dhe të sigurt!”, shkruan Trump.

Advertisement