Connect with us

Kronike

Vrasja e Kozeta Teços/ Avokati i Ilirjan Selmanit: Ka shprehur keqardhje për viktimën

Pas vendimit të Gjykatës së Korçës për të lënë në burg Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec, ka reaguar edhe avokati i tij mbrojtës.

Në një deklaratë për mediat, avokati shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe tha se i mbrojturi i tij nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit.

“Si qytetar i Pogradecit, shpreh keqardhje për viktimën. I mbrojturi prej meje është shprehur i shokuar nga ngjarja dhe nuk e ka pranuar asnjëherë autorësinë. Ka pranuar që ka pasur një njohje me viktimën, por jo bashkëjetesë,” u shpreh avokati, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie bashkëjetese mes dy personave.

 

 

Sipas tij, Prokuroria ka paraqitur një sërë provash, por mbrojtja vlerëson se deri më tani mungon një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për të vërtetuar autorësinë e Selmanit.

Avokati theksoi gjithashtu se qëndrimi i 31-vjeçarit është në përputhje me karakterin e tij, duke e përshkruar si “një djalë të mirë që nuk mund të kryente një krim kaq të rëndë”.

Advertisement