Kronike
Kapet duke shitur kokainë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Zvicër

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar të hënën në Bellinzona, me akuzën e shkeljes së ligjit federal për narkotikët.
Gjatë kontrollit policor në dhomën ku i riu qëndronte, u gjetën dhjetëra gramë kokainë si dhe 1 mijë franga zvicerane dhe disa qindra euro.
Sipas njoftimit të policisë dhe prokurorisë, shqiptari dyshohet për përfshirje në trafikimin e drogës me klientë vendas. Ai akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe shkelje të Ligjit Federal për Shtetasit e Huaj.
Arrestimi i tij është konfirmuar nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese.

