Connect with us

Aktualitet

Kriza e arsimit/ Numri i nxënësve të regjistruar në shkolla ka rënë me 10%

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.

Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, nga rreth 71 mijë në vitin 2020 në rreth 66 mijë në vitin e fundit.

Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar.

Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet viteve 2020 -2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, tkurrja është 11%.

Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% përgjatë periudhës në fjalë.

Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar një rënie prej 19%, duke reflektuar një largim e të rinjve ose nga kjo fazë e arsimit apo një orientim drejt tregut të punës, kurse arsimi i lartë ruan një stabilitet të konsiderueshëm.

Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një të katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit.

Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin.

 

Advertisement