Connect with us

Pinknews

Gjykata lëshon urdhër arrest për Arbenita Ismajlin

Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.
Hetimet ndaj Ismajlit nisën në qershor 2025, me dyshimin se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për takimin e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabanin. Sipas aktvendimit, Ismajli, pas revokimit të autorizimit për ta marrë fëmijën jashtë Kosovës, nuk i ka mundësuar Shabanit kontakt me vajzën, ndonëse vendimi gjyqësor i garantonte atij dy takime mujore nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.
Më 10 korrik 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë për veprën penale “marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës”, duke pretenduar se nga shtatori 2024 e në vazhdimësi, Ismajli ka marrë vajzën dhe është larguar nga Kosova për në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke i pamundësuar babait ushtrimin e të drejtave prindërore.
Në aktakuzë, ajo ngarkohet edhe me veprën penale “mos­përfillje e gjykatës” për mosrespektim të marrëveshjes gjyqësore mbi oraret e takimeve, festave dhe pushimeve të përcaktuara nga gjykata.
Në vitin 2024, Ismajli kishte fituar të drejtën e kujdestarisë së vajzës.
Ndërkohë, po e njëjta prokurori ka ngritur aktakuzë ndaj Feronit Shabanit për tre vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, për ngjarje që dyshohet të kenë ndodhur midis qershorit dhe tetorit 2024.

Advertisement