Aktualitet
50 mijë hektarë tokë e djegur nga zjarret në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

Plot 50 mijë hektarë tokë kanë djegur zjarret në Shqipëri nga janari 2025 deri më tani. Të dhënat zyrtare janë bërë publike nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje që kanë regjistruar çdo zjarr dhe dëmet që ka shkaktuar në vend.
Në gjysmën e parë të këtij viti, pra deri në qershor janë regjistruar 93 vatra zjarresh, të cilat kanë shkatërruar sipërfaqen prej 50 mijë hektarësh. Megjithatë nuk llogaritet korriku dhe gushti që kanë qenë më të rënduara nga ana zjarreve.
Pritet që dëmet e këtij viti të jenë shumë më shumë se ato të viteve të shkuara. Rastet më të rënda nga zjarret janë shënuar në vitin 2011, ku u dogjën 54 mijë hektarë tokë.

