Aktualitet
Resorti me pishinë e pranë detit/ Ndërtoi shtëpi pushimi pa leje në Kepin e Rodonit, në pranga ish-kreu i IMT-së në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, për ndërtime pa leje.
Rezulton se në pranga është vënë shtetasi A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

