Bota
Macron dhe Starmer thërrasin takimin e Koalicionit të Gatshmëve në Paris, Zelensky i pranishëm

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të presin më 4 shtator në Paris një takim të Koalicionit të Gatshmëve, i cili do të zhvillohet në format hibrid.
“Konfirmojmë se takimi do të mbahet të enjten në Paris”, tha një burim për European Pravda.
Në këtë samit pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, për të diskutuar mbi garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën.
Më herët, Macron theksoi se pas një pune të gjatë përgatitore nga shefat e shtabeve ushtarake, janë përcaktuar tashmë kontributet që secili vend do të japë në kuadër të këtyre garancive.
Takimi i Parisit do të shënojë mbledhjen e Koalicionit në nivel liderësh, ku disa udhëheqës do të marrin pjesë fizikisht, ndërsa të tjerë do t’i bashkohen online.

