Connect with us

Politike

Nuk do të jetë më ministër Drejtësie/ Manja: Nuk është largim! Rikthehem në shtëpinë time te…

Ulsi Manja nuk do të jetë më ministër i Drejtësisë dhe as pjesë e kabinetit qeveritar në qeverinë e re Rama 4.

Ministri i ri do të jetë Besfort Lamallari. Ulsi Manja thotë se është kënaqësi që detyrën do t’ia dorëzojë Lamallarit, teksa vetë do të rikthehet në shtëpinë e tij, në komisionin parlamentar të ligjeve.

“Rikthehem në shtëpinë time. Kënaqësi që do t’ia dorëzoj detyrën një njeriu dhe një djali të mrekullueshëm me kontribute të shkëlqyera në procesin e integrimit të Shqipërisë. Nuk është largim, është rikthim në shtëpinë time natyrale në komisionin e ligjeve”, tha ai.

Advertisement