Bota
Japonia thyen rekord, regjistrohen rreth 100 mijë persona mbi 100 vjeç

Për të 55-tin vit radhazi, Japonia ka arritur rekordin e ri duke regjistruar rreth 100 mijë persona mbi 100 vjeç. Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni ishte 99,763 deri në shtator, njoftoi ministria e Shëndetësisë të premten. Nga ky total, gratë përbënin një shifër dërrmuese prej 88%.
Japonia njihet për jetëgjatësinë më të gjatë në botë dhe shpesh konsiderohet vendi ku jeton personi më i vjetër në botë, edhe pse disa studime kontestojnë numrin real të njëqindvjeçarëve globalisht.
Personi më i vjetër në Japoni është Shigeko Kagawa, 114-vjeçare nga Yamatokoriyama, një periferi e qytetit Nara. Ndërkohë, burri më i vjetër është Kiyotaka Mizuno, 111 vjeç, nga qyteti bregdetar i Iwatas.
Ministri i Shëndetësisë, Takamaro Fukoka, i përgëzoi 87,784 femra dhe 11,979 meshkuj për jetëgjatësinë e tyre dhe shprehu “mirënjohjen e tij për kontributet e tyre shumëvjeçare në zhvillimin e shoqërisë”.
Shifrat u publikuan përpara Ditës së të Moshuarve më 15 shtator, një festë kombëtare ku njëqindvjeçarët e rinj marrin një letër urimi dhe një kupë argjendi nga kryeministri.

