Aktualitet
Rama e kritikoi për ndërtimet pa leje në Theth/ ILD kundër: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ILD, ka arkivuar kërkesën e Ulsi Manjës për prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.
Prokurorja Gjeli u akuzua nga kryeministri Edi Rama për ndërtimet pa leje në Theth.
Ulsi Manja, kur ishte ministër Drejtësie, i ishte drejtuar ILD-së me një kërkesë zyrtare për të verifikuar veprimtarinë e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli.
“Lëvizja” e Manjës erdhi pas deklaratave të forta të Kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi Gjelin për mosveprim ndaj ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit.

