Kronike
Automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, transportohet te Trauma drejtuesja

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Laguna-Patok”, në Kurbin. Mësohet se një grua që po drejtonte automjetin ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesja është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

