Connect with us

Aktualitet

“SPAK ka sekuestruar 978 telefona”, gazetarja Hoxha zbulon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: Janë thirrur 11 zyrtarë, hetim për tenderin e oksigjenit

Gazetarja Anila Hoxha, ka evidentuar një shqetësim që disa qytetar, por dhe persona publikë, kanë hasur në SPAK.

Ajo tha se një në SPAK janë 978 telefona të sekuestruar, të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar.

Sakaq, ajo zbuloi edhe një aksion tjetër të SPAK, kur tha se një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçmen janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor

Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje… ky shtetas thotë më ke marrë telefonin, e ke sekuestruar, çfarë statusi kam unë?”, tha Hoxha.

Advertisement