Connect with us

Kronike

Ekspresi i fikur që ‘shkaktoi’ dy viktima në Durrës/ Dalin PAMJET nga lokali ku ndodhi krimi, tavolina ku ishin të rinjtë

Pamjet brenda lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Durrës janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, duket ekspresi dhe tavolina ku ishin të ulur të rinjtë.

Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Advertisement