Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për kthimin në detyrë të Erion Veliaj, pasi hodhi poshtë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur se si kanë votuar anëtarët e trupës gjykuese të Kushtetueses, për kthimin në detyrë të Erion Veliaj.
Ajo që bie në sy është që kryetarja e GJK Holta Zaçaj ka votuar kundër kthimit të Veliajt në detyrë.
Mësohet se pro kanë votuar:
Sander Beci
Ilir Toska
Fiona Papajorgji
Marsida Xhaferllari
Mariana Semini
Ndërsa kundër kanë votuar:
Holta Zaçaj
Sonila Bejtja
Gent Ibrahimi
