Politike
“A keni turp?” Erion Braçe akuzon Bashkinë: Tirana e Re e mbuluar nga mbeturinat prej javësh
Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht papastërtitë dhe mbeturinat në zonën e Tiranës së Re, duke akuzuar Bashkinë e Tiranës për mungesë reagimi prej disa javësh. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se qytetarët kanë tre javë që telefonojnë dhe dërgojnë kërkesa për pastrimin e zonës, ndërsa edhe vetë ai ka dy javë që kërkon ndërhyrje, pa asnjë përgjigje.
“TIRANA/5✋sa
TIRANA E RE, DY JAVE PLOT;
A KA TURP NDONJE NE BASHKINE E TIRANES?!
Mire qytetaret qe kane tre jave qe ju telefonojne e bejne letra te vini te hiqni mbetjet qe i krijuat vete, po dhe deputeti ka dy jave qe ju kerkon TE PASTRONI!!
Ca doni te jepni si mesazh, qe ju nuk pyesni per njeri te gjalle??
PO SI NUK ZINI MEND NJEHERE”, shkruan ai.