Connect with us

Politike

Takimi në ambasadë/ Shehaj: Fola për atë që po ndodh në Shqipëri! Bushati: Po doli që ke ata nga mbrapa…

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet lidhur me një takim që zhvilloi me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn.

Shehaj nuk dha detaje nga takimi, por tha se u fol për situatën në Shqipëri.

“Pata një takim, folëm për atë që po ndodh në Shqipëri, mbajtja të njëjtin qëndrim që mbaj publikisht. Mendoj se është moment i rëndësishëm.
Unë dhashë idenë time se çfarë po ndodh, çfarë është e mirë dhe e keqe e këtij vendi”, tha ndër të tjera Shehaj.

Ndërsa analisti Andi Bushati, duke komentuar këtë takim, tha se është normale shkëmbimi i eksperiencave, por kur krijohet miti se një politikan mbështetet nga ambasada dalin shpejt nga politika.

“Këto takimet si të zotit Shehaj nuk kanë problem, për shkëmbim eksperience, por për ta lidhur, çfarë ka këtu, shqetësimi im është që gjithë këto 30 vjet ambasada ka përdorur njerëz një përdorimsh, i ka marrë, i ka përdorur dhe i ka nxjerrë nga politika, që me partinë e Pollos, me Metën kundër Nanos, te Adriatik Lapaj apo Basha.

Kur ngrihet kulti që ka mbështetjen e ambasadës, dije që i lau duart si politikan. Kështuqë asnjë paragjykim, çdo kontakt por asgjë më tepër që ka nga mbrapa ata…”, tha Bushati.

Advertisement