Connect with us

Kronike

Vrasja e Gilmando Danit dhe “Sheqerit” në Rinas/ Prokuroria merr në pyetje Emiljano Shullazin

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje, Emiljano Shullazin në lidhje me atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri).

Burime për mediat bëjnë me dije se, Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin.

Gilmando Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi, i njohur ndryshe dhe si krahu i djathtë i këtij të fundit. Ai ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024

Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të flasë për ngjarjen.

Si ndodhi atentati

Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra më 11 nëntor të këtij viti te Rrethrrotullimi i Rinasit, pak pasi kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona.

Ai ishte bashkë me Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç punonjës i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) dhe pasi zbresin në Rinas, marrin nga parkimi i aeroportit një mjet tip “Mecedez Benz” ngjyrë të bardhë.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen e Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Advertisement