Kronike
Sherr pas përplasjes së makinave në aksin Mamurras-Krujë, një i vrarë
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata.
Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.
Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, ndaj shtetasit Andi Vokri, ndërsa po vlerësohet, në raport me provat e administruara, edhe pozita e personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje
Lajm në përditësim
Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta. Burime policore bëjnë me dije se debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.
“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.
![]()