Connect with us

Politike

BORDI I PAQES, TRUMP SHUAN SHERRET NE KUVEND

Kuvendi ka votuar sot me 80 vota pro, shqyrtimin e e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Ky projektligj kërkonte shumicë absolute votash për miratim.

Në seancë, Partia Demokratike ka pretrenduar se po shkelen afatet proceduriale dhe kushtetuese, ndaj në votim ka dhënë 22 vota kundër. Ndërkohë projektligji i ka kaluar Komisionit për Punët e Jashtme dhe pas orës 12:00 pritet të rinisë seanca.

Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi vendimin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar si historike ftesën e SHBA-së dhe të presidentit Trump për të qenë vend anëtar themelues në Bordin e Paqes. Balla i bëri thirrje deputetëve për të kaluar marrëveshjen në votim me procedurë të përshpejtuar.

Ndër të tjera, Balla tha se Shqiqëria tashmë nuk ka më një rol vëzhgues në konfliktet ndërkombëtare, por është e gatshme të marrë pjesë në zgjidhjen konkrete të çështjeve të ndjeshme.

“Sot Kuvendi thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës. Shqipëria dhe kryeministri janë ftuar të jenë vend anëtar themelues dhe anëtar i bordit. Kjo ftesë përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për rolin konstruktiv dhe të besueshëm të Shqipërisë dhe shënon një moment të paprecedent pozitiv. Kuvendi shihet si një aktor që kontribuon në zgjidhe të rëndësishme globale për paqen dhe jo si dikur pjesë periferike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se PD është pro aderimit të Shqipërisë në bordin e paqes për Gazën, por sipas tij, kjo duhet të bëhet sipas rregullores së Parlamentit.

“Shqiptarët e dëgjuan hartimin e kolegut parafolës, por nuk dëgjuan asnjë fjalë se ku qëndron nxitimi i Shqipërisë për ta përmbyllur këtë process sot. Në 10 minuta fjalë nuk u shpjegua se për çfarë arsye dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit të këtij projektligji me rëndësi hitorike. Kolegët duhet ta votojnë brenda 12 orëve pasi ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave. Duhet të kërkoni ndjesë, pasi ky që keni në krye e ka konsideruar Presidentin Trumpo, i cili po vëndos paqe në të gjitha vendet e botës, si turpi i njerëzimit. Ka qenë Edi Rama i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHBA-ve me termin që përcakton turpin e njerëzimit.

 

 

Advertisement