Connect with us

Politike

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e masës së vendosur “detyrim paraqitjeje” për çështjen “Partizani”.

Pala mbrojtëse pretendon se vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë janë në shkelje të Kushtetutës. Pala ankimuese, Sali Berisha, kërkon shfuqizimin e tyre.

Kërkesa do të shqyrtohet në seancë mbi bazën e dokumenteve. Data e seancës nuk është përcaktuar ende.

Advertisement