Connect with us

Kronike

‘Nuk doja ta vrisja’/ Goditi për vdekje me çekiç 57 vjeçarin, lihet në burg autori 28 vjeçar

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e ndodhur në 20 janar në aksin Thumanë-Krujë. Gjithashtu në burg mbeten edhe Lorenc Goga dhe Fatjon Kulla, për “mos kallëzim krimi”.

Këta të fudnit kanë deklaruar se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe prandaj nuk e njoftuan policinë. Ndërsa Andi Vokrri nuk e pranoi vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou.

Dëshmia e Vokrrit:

“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pashë që makina u fërkua dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja”, ka pohuar 28 vjeçari.

Si ndodhi ngjarja?

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë, që udhëtonin me një automjet, janë konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me viktimën, e cila po lëvizte me makinën e saj. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari e ka goditur 57-vjeçarin me një send të fortë (çekiç) në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, dy të tjerët janë larguar nga vendi i krimit

Advertisement