Connect with us

Politike

EDI RAMA NE ORET E TIJ TE FUNDIT NE PUSHTET

Gazetari Bledian Koka, deklaroi se Partia Demokratike është në të drejtën e saj të protestojë dhe të thërrasë qytetarët, duke argumentuar se ekzistojnë mjaft kauza për këtë.

Koka u ndal veçanërisht tek hetimi që po zhvillohet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një çështje që kërkon reagim politik dhe qytetar. Ai pretendoi se kryeministri Edi Rama po e mbron Ballukun për arsye politike, pasi, sipas logjikës së tij, një goditje ndaj saj do të sillte pasoja të mëtejshme për vetë kryeministrin.

Gazetari gjithashtu u shpreh se Rama ndodhet në vështirësi politike dhe foli për atë që e quajti “izolim” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Kokës, është përdorur për qëllime propagandistike ftesa drejtuar Shqipërisë për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes”, i lidhur me presidentin amerikan Donald Trump. Ai hodhi poshtë pretendimet për një raport të veçantë mes Ramës dhe Trump, duke i cilësuar si përpjekje për të ndikuar opinionin publik dhe institucionet e drejtësisë.

Në vijim, Koka komentoi edhe mungesën e kryeministrit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke e interpretuar atë si shenjë dobësie politike.

Në fund, ai bëri thirrje që protesta e paralajmëruar të shërbejë si presion qytetar ndaj qeverisë, duke përmendur edhe çështje të tjera që lidhen me afera korruptive dhe krimin e organizuar. Sipas Kokës, qytetarët duhet të mbështesin proceset e drejtësisë për të rikthyer, siç u shpreh ai, standardet demokratike në vend.

Koka:

PD-ja është në të drejtën e vet protestoi dhe të thërrasë qytetarët sepse kauza ka plot. Sidomos kjo është një kauzë e cila, si të thuash, kërkon asistencën e PD-së, që është pa diskutim hetimi që po zhvillohet për zv. kryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku. Të gjithë duhet ta dinë që Edi Rama ka dalë dhe është bërë bllok për të mos e lëshuar zonjën Balluku, sepse logjika të çon që me rënien e zonjës Balluku tashmë, më pas radha është e tij.

Unë mendoj që zoti Rama ka përdorur të gjithë mekanizmat e tij dhe ka qenë në vështirësi, sidomos në muajin e fundit, për shkak të izolimit që ka dhe unë besoj që vazhdon të ketë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që ka përdorur shumë keq një ftesë që i erdhi Shqipërisë dhe jo atij personalisht për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, thirrur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sigurisht që ajo bombardimi që për propagandën ditët e fundit, që zoti Rama është person i afërt i Donald Trumpit dhe që, si të thuash, niveli i përfaqësimit të Shqipërisë, ose raportit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një nivel shumë i lartë, nuk ka pasur qëllimin e reale të asaj që është thënë, por në fakt ka pasur vetëm si qëllim intimidimin e gjithë opinionit publik, po të doni edhe të organeve të drejtësisë për të thënë që mos u merrni me Edi Ramën, se Edi Rama është njeriu i afërt dhe njeriu i përzgjedhur nga, nga Donald Trumpi.

Ajo që pamë ditën e djeshme, dështimin e zotit Rama për të shkuar në Davos dhe, dhe vetë deklaratën e tij që mua më tha babai që ti do të bëhesh dado e vajzës time dhe në Davos nuk duhet të vish, është realisht tregues i njeriut në vështirësi të madhe, njeriu i cili praktikisht është në orët e tij të fundit dhe që opozita dhe, dhe vetë qytetarët duhet ta kuptojnë se kjo gjëja e vërtetë ka rënë, por si me thënë, do dhe një goditje të fundit.

Dhe realisht kjo protestë e ditës së nesërme duhet të shërbejë fiks për këtë. Për të thënë që populli nuk e ha më propagandën si saun për djathë, nuk e ha më presionin e njeriut të frikësuar deri në palcë nga, nga bombat e tij dhe nga, nga dëshpërimi dhe nga vetmia e tij e madhe dhe sigurisht që për këtë duhet që populli t’i përgjigjet, jo opozitës, por t’i përgjigjet nevojës së vet dhe të gjithë atyre, si me thënë, pëshpërimeve që bëjnë po të doni edhe nëpër kafra që kur do iki dhe kur do bjerë ky.

Zoti kryeministër nuk bie vetë. Mund të bie vetë, por nëse do ta linim të binte vetë do të duhet të prisnim 45 vite siç pritem me komunizmin. Ndërkohë që mendoj që momenti është duke nisur nga nesër, të ushtrohet presioni që copat e fundit të tij të kalbura, siç janë Belinda Balluku, afera e Akshit apo dhe afera të tjera që me shumë gjasë do të duhet të, të bëhen publike nga organi i akuzës, të kenë, si me thënë, në një farë mënyre edhe asistencën edhe mbështetjen e qytetarëve që drejtësia të bëhet dhe të mundohemi të rikuperojmë aq sa është e mundur nga ajo që është tashmë një demokraci e munguar dhe atë që me të drejtë opozita unë besoj e quan si një regjim i thjeshtë i bazuar sidomos tek paratë e pista dhe tek paratë e krimit të organizuar që bëhen edhe nga droga, po të doni edhe nga ai rasti i call center-ave që denoncuam pak ditë më parë.

Advertisement