Connect with us

Pinknews

Më ke kthyer vajtimin në valle e më ke mbushur me gëzim/ Kallaku në qiellin e shtatë nga dashuria

Pas konfirmimit të romancës së re, Bes Kallaku ka zgjedhur të flasë ndryshe pa deklarata të drejtpërdrejta, por përmes mesazheve të ngarkuara me kuptim. Aktori i njohur i humorit, i cili së fundmi zbuloi lidhjen e tij përmes një tatuazhi me emër dhe datë, ka ndarë edhe një reflektim të thellë personal në rrjetet sociale.

Në një Story të publikuar në Instagram, Besi shfaqet në një portret bardhë e zi, me një buzëqeshje të qetë dhe një shprehje që lë të kuptohet paqe e brendshme. Krahas fotos, ai ka zgjedhur të ndajë një citim nga Psalmi 30:11:

“Ti ma ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim.”

Një mesazh që shumë e kanë interpretuar si një thyerje simbolike e heshtjes, duke reflektuar për një periudhë të vështirë të kaluar dhe një gjendje të re emocionale, më të qetë dhe më të plotë. Ky postim vjen pak pasi aktori konfirmoi publikisht romancën e tij, duke zbuluar një tatuazh me emrin “Ejona” dhe datën “25.12.2025”, si dhe frazën poetike “Trëndafil në kohë lufte”.

Gjithçka duket se flet për një dashuri që ka lindur mes sfidash dhe ndryshimesh të mëdha personale. Sidomos duke pasur parasysh faktin se kjo periudhë pason një divorc shumë të komentuar, i cili e mbajti Bes Kallakun për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes mediatike.

Advertisement