✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

OSBE i bashkohet apelit të Begajt: Qetësi dhe dialog për të ulur tensionet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës, në një kohë kur vendi po përballet me tensione dhe përplasje gjatë protestave.

Përmes një deklarate publike, OSBE-ja bëri të ditur se i bashkohet apelit të kreut të shtetit për uljen e tensioneve dhe zhvillimin e dialogut mes palëve. Organizata shprehu gjithashtu gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e këtij procesi, nëse një mbështetje e tillë kërkohet.

“Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Deklarata vjen në një moment kur thirrjet për përmbajtje dhe dialog janë shtuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët politike dhe institucionale do të ndërmarrin hapa konkretë për të ulur tensionet.

Advertisement