Connect with us

Bota

Mes tensioneve me SHBA-në, Anglia “shkrin akullin” me Kinën

Mes tensionit në marrëdhëniet me SHBA-në, Anglia po i kthen sytë nga Kina: Keir Starmer mbërriti në Pekin për një vizitë tre-ditore, hera e parë kjo që një kryeministër britanik mbërrin atje që nga viti 2018.

Starmer, i cili po udhëton së bashku me rreth 60 drejtues britanikë nga fusha e biznesit dhe kulturës- do të takohet me Presidentin Xi Jinping me në fokus marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. “Ne jemi të vendosur të jemi të hapur ndaj botës, ” u shpreh ai.

Me këtë delegacion, ju po shkruani historinë. Jeni pjesë e ndryshimit që ne po sjellim. Jemi të vendosur të shfrytëzojmë mundësi të reja, të ndërtojmë marrëdhënie, duke mbetur gjithmonë të përqendruar në mënyrë absolute tekinteresi ynë kombëtar”, u shpreh Starmer.

Udhëtimi i Keir Starmer-it, sipas fjalëve të tij, ka të bëjë me përfundimin e “Epokës së akullt” në relatat dypalëshe, falë kontakteve të rregullta dhe ndërtimit të një politike më pragmatiste. Kritikët e tij megjithatë, e konsiderojnë këtë gati një dorëzim përballë Pekinit, edhe pse sic shkruan BBC, nga këndvështrimi i sigurisë, Partia Laburiste nuk e ka ulur perceptimin e rreziqeve që Kina paraqet, por përkundrazi ekziston një ndërgjegjësim akoma edhe më i madh tani.

Akuzave të kundërshtarëve politikë se po tregohet i dobët, Starmer iu përgjigj me argumentin se ky udhëtim do të gjenerojë përfitime financiare “në atdhe”.

Advertisement