✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Nuk ka liri pa sakrificat më sublime!”/ Mesazhi i Ilir Metës për Ditën e Çlirimit

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe për të gjithë patriotët që sakrifikuan jetën për lirinë dhe sovranitetin e vendit.

Në mesazhin e tij, ish-presidenti ka kujtuar edhe patriotët që, megjithëse luftuan për çlirimin e Shqipërisë, pas përfundimit të luftës u përballën me persekutimin e regjimit totalitar.

Meta ka përmendur disa prej figurave të njohura të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Nuk ka liri pa sakrificat më sublime!”

Advertisement