Bota
Kërcënimi i Trump ndaj Teheranit/ Misioni i Iranit në OKB: Do të përgjigjemi si kurrë më parë!
Misioni i Iranit në OKB ka reaguar ndaj kërcënimeve të armatës së presidentit amerikan Donald Trump.
Ai thotë se “Irani është i gatshëm për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella”.
Por, deklarata shton, se “NËSE SHTYHET”, Irani do të “Mbronte veten dhe do të përgjigjej si kurrë më parë!”.
“Herën e fundit që SHBA-të u përfshinë gabim në luftërat në Afganistan dhe Irak, ato shpërdoruan mbi 7 trilionë dollarë dhe humbën më shumë se 7,000 jetë amerikane. Irani është i gatshëm për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella – POR NËSE SHTYHET, DO TË MBROJË VETEN DHE DO TË PËRGJIGJE SI KURRË MË PARË!”, thuhet në mesazhin e Misionit të Iranit në OKB.
Irani nisi shtypjen e protestave të shoqëruara me ndërprerje të internetit, Trump ka dhënë sinjale të përziera për një ndërhyrje të mundshme.
Uashingtoni mbështeti dhe iu bashkua luftës 12-ditore të Izraelit në qershor që synonte degradimin e programeve bërthamore dhe balistike të Iranit dhe që përfshinte sulme të mëdha ajrore të SHBA-së në objektet bërthamore të Iranit.