Politike
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj mbetet në burg
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, ish-ministri pretendonte se vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, asaj të Apelit, si dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkonte kthimin e çështjes për rigjykim. Megjithatë, trupa gjykuese nuk gjeti shkelje që të justifikonin shfuqizimin e masës së arrestit.
Paralelisht me hetimin për abuzimin me fondet e SASPAC, ish-ministri përballet edhe me një tjetër akuzë për shpërdorim detyre, që lidhet me kontratën koncesionare për pajisjet kirurgjikale.