Kosova
BRENDA PRILLIT, SERBIA NJEH KOSOVEN
Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në muajin mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shtuar gjithashtu se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët.
“Në muajin prill, më së largu në muajin maj, presidenti Trump do te paraqese draft-marrëveshjen për njohjen reciproke, prandaj ata ne Beograd po frikësohen, sepse heret e shkuara, kur kemi zgjedhur mënyrën e emërimit e kemi quajtur non-paper. Ata po frikësohen nga kjo sikurse gjarpri kur sheh bretkosën. Draft-Marreveshja nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë” – potencoi eksperti serb per Ballkanin, Dushan Janjiç.