Connect with us

Sport

JUVENTUS GATI TE LARGOJE ZHEGROVEN

Edon Zhegrova po kalon një periudhë të vështirë te Juventusi, duke mbetur edhe një herë jashtë planeve të trajnerit Luciano Spalletti.
Anësori kosovar nuk u aktivizua as në fitoren e thellë 4-1 ndaj Parmës, duke vazhduar të qëndrojë në bankën rezervë.
Statistikat flasin qartë për situatën e tij aktuale, pasi në pesë ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm dy herë, duke grumbulluar gjithsej 15 minuta në fushë.
Gazetari italian Romeo Agresti, i afërt me klubin bardhezi, u shpreh i befasuar nga zgjedhjet e Spallettit, duke theksuar se aktivizimi i Kostic në krahun e djathtë në vend të Zhegrovës ishte i çuditshëm.
Sipas tij, ose lojtari nuk është në formën e duhur, ose bëhet fjalë për zgjedhje teknike, pasi për momentin nuk po ofron garanci të mjaftueshme.
Agresti shtoi gjithashtu se gjatë afatit kalimtar dimëror, Juventusi e ka propozuar Zhegrovën në disa marrëveshje shkëmbimi, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja gjatë sezonit, edhe pse aktualisht ai nuk është në të njëjtin pozicion si Joao Mario, por diferenca mes tyre mbetet e vogël.
Ditë më parë u raportua për një interesim të klubit anglez Everton për Edon Zhegrovën, mirëpo një kalim i tillë nuk ndodhi në afatin kalimtar të janarit.

Advertisement