Connect with us

Politike

SHQIPERIA DHE KOSOVA NE BORDIN E PAQES

Profesori amerikan Edward P. Joseph vlerëson se përfshirja e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes tregon një orientim të qartë politik të këtyre vendeve drejt administratës amerikane

Duke nënvizuar ndjeshmërinë e raporteve Kosovë-SHBA, Joseph tha se imazhi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit, krah president Donald Trump, përfaqëson një moment simbolik me peshë politike për Kosovën.

Sipas tij vlera e këtij anëtarësimi është edhe më e madhe duke pasur parasysh se Dialogu Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së ishte pezulluar në shtator 2025, duke nxitur debat mbi gjendjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas Joseph, pozicioni strategjik i Kosovës, përballë përpjekjeve të Serbisë për izolim ndërkombëtar dhe mbështetjes që Beogradi gëzon nga Rusia dhe Kina, e bën thelbësore ndërtimin dhe ruajtjen e lidhjeve të forta me Uashingtonin.

Ai theksoi gjithashtu se Serbia ka pak gjasa t’i bashkohet Bordit, pasi e sheh atë si një mekanizëm konkurrues ndaj Organizata e Kombeve të Bashkuara, institucion që Beogradi e konsideron qendror në strategjinë e tij ndaj Kosovës.

Advertisement