Connect with us

Politike

EDI RAMA NE SHENJESTER TE AMERIKES

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i kthyer nga SHBA, pas një vizite të gjatë ka treguar për takimet e zhvilluara.
Këlliçi u shpreh se, lidhjet e Edi Ramës dhe qeverisë me kartelet e drogës janë në tryezat e diskutimeve të administratës Trump.
‘Vij nga një vizitë disi e gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kam patur mundësinë të jem edhe në takime të ndryshme në Kongres, me takime të ndryshme, politikanë të rëndësishëm, jo vetëm nga mazhoranca, jo vetëm nga Partia Republikane le të themi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po dhe me faktorë shumë të rëndësishëm të jetës politike në SHBA.
Në ka një individ sot që është i izoluar politikisht dhe nën shënjestër për lidhjet me krimin e organizuar, me trafikun e drogës, me kartelet transoqeanike dhe bosët e drogës, ky është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me emër. Në ka një vend në të cilin është përdorur laëfare, që si koncept për herë të parë është përmendur nga Presidenti Trump, në raport me keqpërdorimin e drejtësisë nga kundërshtari politik, për të goditur juridikisht me akuza të montuara kundërshtarin.
Dhe në ka një vend Shqipëria në këtë rast, në ka një vend në botë që merret si shembull identik dhe rast homolog i asaj që ka përmendur Presidenti Trump në SHBA, është rasti i Shqipërisë me reformën në drejtësi në Shqipëri dhe me institucionet e dhe organet e reja të drejtësisë në Shqipëri, kur vjen puna tek opozita, me goditjen permanente që i është bërë opozitës me akuza të montuara ndaj liderave kryesorë të opozitës, po shkëlqen rasti i doktor Berishës, ku edhe pak më parë ju e keni parë, një muaj më parë keni parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e cilësoi antiligjore arrestimin një vjeçar të kreut të opozitës dhe mbajtjen e tij në shtëpi, në izolim.
Pa rëndësi ka, sepse ai vendim është dhënë pothuaj një vit e gjysëm pasi Berisha ka qenë, ka përfunduar masën e sigurisë në shkelje të ligjit dhe në shkelje të Kushtetutës. Pra dëmi është bërë.
Janë çështje tryeze, çështje fakti, çështje njohurish që tashmë i kanë zyrtarët e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çështje të agjencive ligjzbatuese partnere dhe të gjitha këto që unë them janë çështjet kryesore në tryezë të diskutimit. Kur ulesh për të folur, për të diskutuar dhe po them ngrihet nga ata ky shqetësim, nuk ngrihet nga ne.
Pra pyetjet vijnë prej tyre. Përmendja e Shqipërisë si narko-shteti i parë në Europë, mos harroni që fillimisht ka nisur në vitin 2016, atëherë kur ishte programi i qeverisë së parë për kanabizimin e Shqipërisë dhe ka nisur nga media.
Media e parë që ka shkruar për këtë është media Vice, media amerikane, pastaj Ëashington Post, Ëashington Examiner e me radhë të gjithë mediat europiane. Por unë jam i bindur që sot nëse kemi të bëjmë me një rast të izolimit, kemi të bëjmë me kryeministrin shqiptar që unë jua garantoj problemi i tij sot me drejtësinë është tejet serioz, edhe pse duart e tij janë të futura thellë në sistemin tonë të drejtësisë’, u shpreh Belind Këlliçi ndër të tjera

Advertisement