Politike
Protesta e opozitës/ Lubonja: Ne popull dele jemi, tani duan të na bëjnë kafshë më të butë
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK ndaj Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre, teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e saj.
Sipas tij, kur çështje të tilla reduktohen në debate procedurale, thelbi i problemit humbet. Ai theksoi se imuniteti i Ballukut duhet të hiqet, duke shtuar se kjo nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e saj nga detyra.
“Janë shtuar prova të tjera për Ballukun dhe ndaj SPAK ka kërkuar arrestimin e saj. Unë gjykoj se është kështu”, – tha Lubonja.
Ajo komentoi edhe protestën e 10 shkurtit duke u shprehur se protesta duhet të kishte tjetër dinamikë, referuar kauzave për të cilat ato u organizuan.
Sipas Lubonjës, nisur nga vjedhjet që ka bërë zv/kryeministrja, duhet të ishte djegur Kuvendi, por opozita është dobësuar duke mos mundur të organizojë protesta më të fuqishme.
“Problem është raporti i pushtetit me protestat, që nuk pranohen. Unë mendoj se opozita është dobësuar. Këtu duhen protesta shumë më të forta, me këto vjedhje që ka bërë Balluku me Ramën mund të ishte djegur Kuvendi. Ne bëjmë sikur protestojmë, jemi popull i nënshtruar.
Do e kishin djegur po të ishte popull nga këta perëndimorët, atë Betino Kraksin kur i doli skandali, e kanë pritur të dalë nga hoteli dhe kanë dashur ta linçojnë. Ndaj këtu duhet ridimensionuar çdo gjë. Ca ti bësh këtyre, këta janë banditë. Protestat thonë bëjini paqësore. Përdorimi i molotovëve është normale, nuk u vra njeri.
E keni parë çfarë bëjnë grekët, francezët? Ne popull dele jemi, duan të na bëjnë kafshë më të butë. Meqë më përmendët 21 janarin, e kam thënë dhe herë tjetër, 700 mijë euro ishte biseda e Metës me Priftin. Deklaratat e PS atëherë ishin që populli nuk duron dot më. Dhe këta nuk e morën përgjegjësinë si organizatorë” – tha Lubonja