Politike
‘Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare’/ Boçi: Shqiptarët të reagojnë për të mbrojtur të ardhmen e tyre
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, deklaroi se dëmi i shkaktuar nga kryeministri Edi Rama nuk është personal, por prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Boçi u shpreh se, sipas tij, “maskat kanë rënë” dhe se Rama tashmë po përballet si brenda ashtu edhe jashtë vendit me pasojat e mënyrës së tij të qeverisjes. Ai e cilësoi situatën si “emergjencë kombëtare”, duke theksuar se sa më gjatë të qëndrojë në detyrë kryeministri, aq më të mëdha do të jenë dëmet për Shqipërinë, përfshirë edhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Sipas deputetit demokrat, largimi i Ramës do të sillte ndryshim kursi politik dhe institucional, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë përmes formave demokratike për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
Boçi: Dëmi më i madh nuk është thjesht personal i Edi Ramës, sepse ai me veprimet, mosveprimet e tij, me arrogancën e tij, mënyrën e të qeverisurit impakton fatet dhe jetën e shqiptarëve dhe pozitën e Shqipërisë, sepse e thatë vetë Armela, nuk kemi të bëjë me një individ që ka një emër të caktuar, por është kryeministri dhe për mendimin tim Rama ky ka qenë që në 2013, por sot është për shfaqur i tëri në atë ekzistencën e tij, domethënë ka dalë gjithçka në sipërfaqe dhe jo vetëm shqiptarët, por dhe faktori ndërkombëtar po përballet me atë kryeministrin e vërtetë, jo atë iluzionistin, atë Koperfildin e dikurshëm që bënte abra kadabra dhe zhdukte korrupsione, fshite Shqipërinë e kanabizuar, me forma dhe mënyrat që di t’i bëjë mirë, apo hiqesh një person krejt tjetër në sytë e njerëzve, qoftë edhe shqiptarëve, qoftë edhe ndërkombëtarëve.
Pra perdet janë hapur, maskat kanë rënë dhe Rama është ky që është dhe fatkeqësia në këtë moment është kjo që ne po parashtrojmë, që pasojat vijnë tek vendi, pasojat vijnë tek shqiptarët, sepse ky fati i këtij kryeministri, për mendimin tim, ka qenë i parashkruar. Ka qenë i parashkruar në atë mënyrën e sjelluri të tij politik vite më parë. Sigurisht do kishte një proces pjekurie kohore që të dilte dhe të njihesh, por nuk jemi në momentin për të thënë që ky fati i tij, pse erdhi tani? Ne jemi në momentin për të thënë pse ky njeri në pozitën që është, me mënyrën si qeveris, me mënyrën si sillet të pengojë të ardhmen e një vendi dhe të qytetarëve të tij. Prej kohësh e kemi thënë, është një personazh që me qeverisjen e tij i ka helmuar jetën e njerëzve, i ka helmuar të ardhmen e fëmijëve tanë, dhe i ka helmuar gjithçka që i rrethon ata. Dhe unë mendoj që sot jemi në një moment që ato sirenat e alarmit jo thjesht të bien, të ulërasin.
Dhe këto sirena duhet t’i dëgjojnë në radhë të parë shqiptarët, sepse është momenti që ky njeri duhet larguar me çdo kusht nga pozicioni i drejtimit të vendit. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë dëme i sjell Shqipërisë, dhe aq më shumë dëme u i sjell shqiptarëve, aq më shumë dëme i sjell ekuilibrit politik, ekuilibrit social apo ekuilibrave të tjerë që sot formësojnë jetën e një njeriu në Shqipëri. Prandaj thashë është emergjencë kombëtare, jo vetëm e kemi shprehur tani.
Kjo gjë është deklaruar nëpërmjet kryetarit të PD-së, nëpërmjet protestave qytetare, është shprehur nëpërmjet deklaratave, fakteve, hetimeve që kanë dalë dhe kanë nxjerrë në pah skandalet dhe korrupsionin dhe në bazë të këtyre të gjithë gjërave duhet të ketë një konkludim. Ky konkludim sa më shumë vonohet, aq më shumë pasoja negative sjell. Sa më shpejt bëhet, aq më shpejt rikuperohen dëmet që ka sjellë ky dhe qeverisja e tij.
Po, tani kohën e gjatë, ndikimin e tyre nuk është se mund ta përcaktojë. Unë mund të them që kjo zgjat aq kohë sa ky njeri është në krye të qeverisë. Pas largimit të tij, patjetër që ka një ndryshim sjellje, sepse hiqet pengesa kryesore në atë çka kërkon Shqipëria të ndërtojë. Pra, në qoftë se ne sot kemi një bllokim thjesht ikje apo bllokim diplomatik, nesër ke një mbyllje të portave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por një ngecje mund të shkaktojë edhe një kohëzgjatje më të madhe. Pra, ne gjithë duhet të mendojmë që jemi përballë një rreziku. Rreziku shumë, shumë të madh. Prandaj thashë që është emergjencë kombëtare. Dhe këto shtojnë argumentat që dëmet që ai i sjell vendit, edhe në pjesën e asaj çka do të vijnë si ngjarje për vendin, janë të tilla që kushtëzojnë patjetër që duhet të ketë një reagim shumë të fortë, sepse këto janë sinjale që ne duhet t’i lexojmë si shqiptarë, që keni në krye një person që duhet të largohet.
Se nuk janë ata që do vijnë të bëjnë protesta.
Janë shqiptarët që duhet ta shprehin dizaprovimin e tyre për vazhdimin e të qenurit të këtij njeriu në krye të qeverisë dhe në krye të shtetit shqiptar, sepse ky jo vetëm ka mbjellur korrupsion, jo vetëm bashkëpunon me krimin e organizuar, jo vetëm ka grabitur zgjedhje, por ka dalë në një pozitë sulmuese, kundërshtuese me drejtësinë, të cilën ka pretenduar që e ka, e ka sjellë vetë.
Ka pretenduar, por që është shumë e investuar nga, nga faktori ndërkombëtar dhe që shihet si një nga shtyllat kryesore të ndërtimit të shtetit dhe të vlerave që duhet të ketë një shtet. Dhe e gjithë kjo panoramë, e cila është investuar në mënyrë të ndërgjegjshme nga Rama për të arritur që ai të vendosë sundimin e tij në të gjithë mënyrat dhe të gjitha format, duket se ka një reagim të fortë dhe ka sjellë këtë lloj situate tashmë të lexueshme. Thashë, ka ikur koha e magjive. Sot është i zbuluar, në lakuriqësinë e tij të plotë, përballë opinionit, përballë fakteve, përballë edhe drejtësisë.