Connect with us

Sport

POLEMIKA PAS DERBIT INTER-JUVENTUS

Ivan Zazzaroni – Redaktor i Corriere dello Sport ka reaguar pas ndeshjes qe hapi shume polemika, asaj mes Interit dhe Juventusit.
“VAR është aty kur nuk është i nevojshëm dhe nuk është aty kur është i nevojshëm. Pak a shumë po behet qëllimisht. Duket si një mallkim.
Ne derbn e fundit arbitri La Penna, ndeshkon per një faull inekzistent Kalulu-n e juves, gjë që çon në përjashtimin e tij (kartoni i dytë i verdhë) disa minuta nga fundi i pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-1.
Po VAR? Rrinte heshtur nga protokolli. – Nuk mund te futet ne funksion per kartonat e verdhe. Imagjinoni si do të kishte ndryshuar ndeshja nëse, duke ndërhyrë, ai do t’i kishte hequr kartonin e verdhë Kalulu-s dhe do t’ia kishte kaluar Bastonit për simulim të dukshëm; Bastoni, i cili ishte tashmë i ndëshkuar me karton te verdhe.
Mirë se vini në Stadio Olimpico në Milano (cit.), ku po dëshmonim një ndeshje të bukur në të cilën Juve dukej më në formë dhe më e organizuar se Interi, dhe në një moment të caktuar e gjetëm veten përsëri në telashe, në prag të një jave tjetër me polemika të pashmangshme, fyerje për këtë e atë, opinione partiake dhe viktimizim të përhapur.
Duke u kthyer te gjyqtari La Penna dhe VAR-i ligjërisht i heshtur, ngre pyetjen: a mund t’i jepet fund kësaj rrëmuje? Secili vend, në fakt, ka ndërtuar VAR-in dhe protokollin e vet, dhe ka interesa nga të cilat refuzon të heqë dorë. Pyetja është: a jemi të gatshëm të pranojmë gabimet e gjyqtarëve?
Ne jemi italianë, të ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Ne kemi bide, të tjerët jo. Dhe po e reduktojmë futbollin në një tualet.

Ivan Zazzaroni - Unshow

 

Advertisement