Politike
Nesho: Rama gati të sakrifikojë interesat e Shqipërisë për legjitimitet në Uashington
Agim Nesho u shpreh se vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Uashington nuk përbën asnjë sukses diplomatik për Shqipërinë, por është një përpjekje personale për të shpëtuar imazhin dhe pushtetin e tij.
Nesho theksoi se Rama ka ndjekur prej vitesh një politikë të jashtme pa bosht dhe pa interes kombëtar, duke lëvizur nga një aleancë në tjetrën dhe duke ofruar favore të rënda në këmbim të një fotografie apo legjitimimi ndërkombëtar.
Ai solli në vëmendje episode si pranimi i armëve kimike, marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe përpjekjet për të siguruar mbështetje në administratën amerikane, duke theksuar se këto lëvizje nuk i kanë shërbyer Shqipërisë, por mbijetesës politike të kryeministrit.Nesho e cilësoi këtë qasje si të rrezikshme për interesat kombëtare, duke paralajmëruar se çdo vizitë e tillë përdoret për propagandë të brendshme, ndërsa në thelb dëmton pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Pjesë nga deklarata:
Pa kaluar te ndërkombëtarët, a do të ndryshojë gjë për Ramën një vizitë në Washington? Sigurisht që jo, për arsye se Rama, në gjithë këtë proces të gjatë, në gjithë këtë politikë fluktuese diplomatike që e ka filluar si misionar për të zgjidhur problemet midis Turqisë apo Greqisë, kudo që ka vajtur duke bërë prioritet politikën turke në një rast, tani ka gjetur rilindjen arabe që është më përpara se çdo ndryshim europian. Domethënë, një njeri pa shtyllë kurrizore, një kamaleon që përdridhet kur i jepet rasti ose blen influencë nëpër parlamente, siç ndodhi në Izrael, ose kërkon me domosdo të blejë kohë. Në fakt, Rama e ka shumë të vështirë që nga momentet e para ta tejkalojë këtë administratë.
Kjo administratë ishte shumë kritike me çfarë ndodhte në Shqipëri dhe është administrata Trump, sekretari Rubio, i cili në një farë mënyre, në heshtje, nuk i ka njohur zgjedhjet e 11 majit. Ka vende të tjera, si Hondurasi, por edhe Kosova që ndodhi tani, ku përshëndetjet u janë bërë liderëve të tyre.
Populli shqiptar është përballë një vendimi të Departamentit të Shtetit të hapur, që thotë se në qoftë se ne nuk jemi dakord me ta, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Departamentit të Shtetit, është heshtja. Domethënë, ka një deklaratë, sepse dihet që kjo ambasadë është përfaqësuese e një shteti që kërkon të ndërtojë marrëdhënie të mira midis dy popujve.
Momenti kur e bën, sepse s’kishte dalë as deklarata zyrtare, ata veprojnë institucionalisht. Edhe më vonë, kur doli, nuk pati ndonjë ndryshim. Jo vetëm kaq, por kemi deklaratën e ambasadores përpara, kemi nënshkrimin me ish-sekretarin e shtetit në Bruksel për marrjen, në konjukturat e marrjes së afganëve, që në një farë mënyre i uruan zgjedhjet. Domethënë, këtu ka një politikë shumë të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj që një vizitë e tillë e sforcuar, që për Ramën ka qenë dhe është gjithmonë një prioritet për ta shitur në Shqipëri, mjafton të mbani mend edhe kur u vetëofrua për marrjen e armëve kimike, ku ndodhi një skandal në Europë.
As vendi më problematik i Bashkimit Europian, si Rumania, e refuzoi me zë të lartë marrjen e armëve kimike, sepse nuk mund të dilte kundër interesave të popullit të tij, pasi ishin armë të rrezikshme. Ndodhi që Rama e pranoi. Pastaj, në një ishull të Italisë, ishin çështje të tjera. Nuk pranoi asgjë në këmbim, vetëm një vizitë në Washington. Ndodhi që kur u bë marrëveshja e madhe e ndryshimit të kufijve, Rama deklaroi në parlamentin shqiptar se mori një telefonatë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, se së shpejti do të bënte një vizitë në Washington. Pritej vizita sepse këta ishin ata që do të ndanin Kosovën dhe do të bënin ndryshimet gjeopolitike.
Çfarë ndodhi? Mori telefonin dhe ka qenë ambasadori Bolton që i tha se nuk do të vinte në Washington, por të shkonte në Arabinë Saudite, sepse në atë kohë princi i kurorës nuk pranohej nga askush për ngjarjen e ekzekutimit të një gazetari. Ishte i pari pas shtrëngimit të dorës me princin Bin Selman në Kili, që bëri Putini, që Rama i bëri vizitë zyrtare. U përdor edhe këtu. Nuk erdhi në Washington, nuk e pranuan, mbylli gojën dhe vajti bëri këtë shërbim për interesat e tij.
Do të vejë në Washington, por vete si një figurë që unë mendoj se është i mbaruar. Është i mbaruar, sepse ndërkombëtarët edhe mund të të përdorin. Çdo shtet, ashtu si individi, shikon njerëz të dobët që mund t’i përdorë në momente të caktuara. Jo të gjithë janë bashkëbisedues, jo të gjithë janë miq, por ka edhe nga ata që bëjnë gjërat e pista, të cilët, kur ka nevojë Meloni të bëjë një koloni dhe ky është i vetmi që mund të prishë kushtetutën e një shteti, nuk ka lider tjetër në botë që të pranojë të prishë kushtetutën për t’i bërë ndonjë favor.
Domethënë, ky është një servil që i përshtatet interesave të atyre fuqive që mendon se mund ta mbajnë në pushtet. Nuk ka ndodhur në botë që një lider si Rama, që thotë më kanë ftuar në Washington, të jetë në raportet e Kongresit Amerikan me shembuj për blerje influence në Shtëpinë e Bardhë, duke fjetur në hotelin e Trumpit dhe duke paguar dhoma 1072 dollarë. Të gjithë, me Duçkën e të tjerë, duke menduar si provincial që Trumpi do të marrë para nga këta që flenë çdo natë mbi 1000 dollarë. Ky është një njeri që keqpërdor përfaqësimin e Shqipërisë. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dy herë në vit mund ta takojë Trumpin sepse është i barabartë në një tavolinë.
Pse e shet ky popullin shqiptar, kur duhet të jetë sot para përgjegjësisë për atë që i ndodh? Çështja këtu nuk ka të bëjë fare me vizitën. Ai ka vajtur atje sepse ka shumë përkrahës si Tony Blair dhe afaristë që kanë përfituar nga pasuritë e popullit shqiptar, të cilët ia kanë mundësuar dhe e kanë futur emrin në listë. Kjo është një organizatë me arsye pragmatiste për të zgjidhur edhe ringritjen e qytetërimit në Gaza. Ky është thelbi. Aty përfaqësohen figura si Lukashenko, sepse ka qenë i preferuar në ngritjen e waterfront-eve, siç u bë në Beograd, ose në marrjen e portit të Durrësit nga fondet arabe. Dihet që arabët janë tepër të interesuar në këtë gjë. Prandaj këto janë influenca të jashtme.
Këtu është një pragmatizëm i thjeshtë. Ne do ta shikojmë me shumë interes se si do të sillet Rama. Ka zëra që do të vejë deri në momentin e fundit. Ai thotë që do të vejë, por nuk e di si do ta përballojë një takim në një sallë, jo përballë në kuptimin e një bisede me Trumpin, por në një sallë ku do të duhet të tregojë çfarë do të shesë nga interesat e Shqipërisë për t’u bërë i pëlqyeshëm. Ky është problemi kryesor dhe shqiptarët këtë duhet të mendojnë.