Politike
Sipas lugës së supës që u jep Rama, tufa me hajvanë mediatikë e cipëplasur, ka hallin e opozitës
Nga Petrit Vasili
Një tufë hajvanësh mediatikë lëshohen nëpër ekrane, valë-valë, ashtu sipas lugës së supës që u jep Rama, dhe komentojnë opozitën e bëjnë sikur nuk shohin shkatërrimin e rrugëve anë e kënd vendit.
Hajvanëve mediatikë, cipëplasur, nuk u vjen turp që përpara syve kanë të gjitha rrugët e Shqipërisë që po shqyhen e shkatërrohen njëra pas tjetrës.
Duhen mijëra prokurorë për të hetuar, sepse kaq të shumta janë vjedhjet dhe korrupsioni që është para syve të të gjithëve me shkatërrimin e rrugëve.
Nga Jugu në Veri, rrugë nacionale, tunele, rrugë lokale, argjinatura, kanale, çdo gjë është në shkatërrim.
Çdo ditë shembet një rrugë dhe Shqipëria është sikur ka pësuar një bombardim ushtarak.
Përballë një turpi të tillë, hajvanët mediatikë të Ramës na çanë derrasat me komente për opozitën dhe këtë e bëjnë sepse ajo po i denoncon me fakte dhe dokumente korrupsionin e Ramës dhe hajdutëve që e rrethojnë atë.
Hajvanët kanë të drejtë që broçkollisin paturpësisht, sepse dihet që me ikjen e Ramës nga pushteti këta mbeten pa lugën e supës së korrupsionit ku hanë e pinë.
Kushdo që e ka lënë mendja le të vazhdojë të dëgjojë hajvanët mediatikë të Ramës dhe le të rrijë i bllokuar me orë të tëra në rrugët e çara dhe të copëtuara, sepse e vjedh qeveria.