Connect with us

Kronike

Publikohet fotoja e aksidentit tragjik/ I mituri u godit nga makina e dytë pasi doli për të marrë paratë e rëna në tokë

Dinamika e aksidentit tragjik, i cili ndodhi të martën në zonën e Treshit në Tiranë është zbardhur. Si pasojë e kësaj ngjarje ka humbur jetën një i mitur 7-vjeçar.  Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat.

Fillimisht Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri për të mbledhur paratë e rëna në tokë, ka dalë para makinës. Në atë moment është ndezur drita jeshile e semaforit dhe makina është nisur. Fëmija ka përfunduar poshtë gomave, por goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa.

Tomorr Shukulli ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës. Në fillim ai ka deklaruuar se nuk ka qënë ai personi i cili ka aksidentuaar fëmijën. Ai është shprehur se ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa 7-vjeçari, në momentin e aksidentit dyshohet se ka qenë duke lypur. Siç shihet nga fotoja, makina fuoristradë që ndodhet e para afër semaforit, drejtohej nga Shukulli. Ndërsa makina pas tij drejtohet nga Koltraku, e cila nuk është ndalur edhe pasi ka ndodhur aksidenti./

Advertisement