Connect with us

Aktualitet

“O shtazë, kafshë”/ Dhunonte brutalisht nxënësit, shpallet në kërkim mësuesja në Kamëz

Policia ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar një ditë më parë në media, ku një mësuese në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht nxënësit.

Edhe pse në pamjet e transmetuara dukej dhuna brutale që mësuesja Mine Hasani, ushtronte ndaj nxënësve, kjo e fundit ende nuk është arrestuar.

Në njoftimin zyrtar, Policia thotë se e ka shpallur në kërkim 58-vjeçaren dhe po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, pasi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se gjatë zhvillimit të procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve”,– thuhet në reagimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement