Sport
Milani i tregon Interit se kush është shef i derbit të madh, i mban gjallë gjasat për titull

Kuqezinjtë e Alegrit iu falën golit të Estupinian në minutën e 35-të, teksa në fundin e sfidës, nuk munguan as polemikat, për një penallti të pretenduar nga zikaltrit e Kristian Kivu.
FT MILAN-INTER 1-0
Estupinian 35′
Mbyllet sfida!
90+4′ Interi kërkon penallti për prekje me dorë të topit brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt (VIDEO)
90+3′ Interi gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlen, pasi gjyqtari kishte fishkëllyer më herët, për parregullsi në zonë. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë!
89′ Ndëshkohet edhe Modriç me karton të verdhë.
83′ Zëvendësim te Milani, largohet Pulishiç, vendin e tij e merr Nkunku.
81′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Rabio.
80′ Kivu bën edhe lëvizjen e fundit, Bisek i le vendin Diofit.
73′ Dy zëvendësime edhe te Milani, Leao dhe Fofana largon nga fusha, Fulkryg dhe Riçi në lojë.
69′ Ndëshkohet edhe Dumfris me karton të verdhë.
68′ Largohet nga fusha edhe Barela, vendin e tij e merr Fratezi.
68′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet Bastoni i dëmtuar, në fushë Karlos Augusto.
65′ Bastoni është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.
59′ Kivu kryen dy zëvendësime largohen Mkhitarjan dhe Luis Henrike, në fushë, Suçiç dhe Dumfris.
57′ Milani kërkon ta “vrasë” sfidën me kundërsulme, tentativa e Leao shkon jashtë kuadratit (VIDEO)
54′ Tjetër shans i artë i shpërdoruar nga Interi, kësaj here ishte Dimarko që nuk shënoi në afërsi të pikës së penalltisë. (VIDEO)
49′ Kundërsulm i frikshëm i Milanit me Leaon, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45+3′ Barela provon nga distanca, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
39′ Tjetër mundësi shënimi për Milanin, me Salemakers, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
35′ GOOOL MILAN 1-0/ Zhbllokohet derbi, Estupinian mposht portierin Zomer. Në festë kuqezinjtë. (VIDEO)
34′ E pabesueshme çfarë shpërdoron armeni Mkhitarjan. Nuk iu besojnë syve zikaltrit. (VIDEO)
25′ Minuta të qeta, ende asnjë gjuajtje në portat respektive.
12′ Interi provon të marrë “frenat” e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Milanit.
3′ Gafë e Jan Zomer, për pak sa nuk i dhuron avantazhin kuqezinjve. Tentativa e Modriç shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
1′ Starton supersfida në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (3-5-2): Menja; Tomori, De Uinter, Pavloviç; Salemakers, Fofana, Modriç, Rabio, Estupinan; Pulishiç, Leao
Trajner: Masimiliano Alegri
INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Akanzhi, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Zielinski, Mkhitarjan, Dimarko; Boni, Espozito.
Trajner: Kristian Kivu