Bota
Deklarata e Marta Kos: Nuk do lejojmë asnjë kalë Troje në BE
“Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe vendeve të tjera. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reformën”.
Kjo u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, gjatë seancës plenare në Strasburg.
Kos theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit përmes reformave.
“Kjo rrit besueshmërinë”, deklaroi Kos, duke shtuar se “BE-ja duhet gjithashtu të përmbushë angazhimet e saj”.
“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im”, ka thënë Kos në deklaratën e saj të shpërndarë në rrjetin social ‘X’.