Connect with us

Kronike

20-vjeçarja shqiptare bie nga ballkoni, ndërron jetë në spital (EMRI+FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçare shqiptare. Mësohet se e reja ka humbur jetën, pas disa ditë në gjendjes kritike në spital, për shkak se ra nga ballkoni i banesës së saj. Viktima është identifikuar si Anxhela Byku dhe ra nga ballkoni i banesës së saj në Piacenza, ku ajo jetonte me bashkëshortin.

Ajo u transportua menjëherë në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Piacenzës, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive. Por, për shkak të plagëve shumë të rënda, 20-vjeçarja ndërroi jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars.

Për dinamikën e tragjedisë po hetojnë karabinierët e njësisë hetimore, të cilët po përpiqen të rikonstruktojnë çdo detaj të asaj që ndodhi. Sipas mediave italiane, në këtë ngjarje nuk ka persona të tjerë, pasi në atë moment e reja ishte vetëm.

Alarmi u dha nga personi që e gjeti vajzën të shtrirë në oborr, duke nxitur ndërhyrjen e ambulancës së Kryqit të Kuq. Hetuesit kanë kryer matjet dhe hetimet brenda banesës dhe në zonën poshtë pallatit, duke dëgjuar edhe fqinjët dhe partnerin e 20-vjeçares për të sqaruar nëse bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm apo një aksident tragjik.

Advertisement