Aktualitet
SPAK mbyll hetimet për ‘Bankers’, Leonidha Çobo nën akuzë
Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet dhe u komunikon akuzat Leonidha Çobos, Ritvan Zotos, Elvira Plakut dhe 3 ish-punonjësve të Ministrisë së Financave.
Sipas burimeve bëhet me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat shpërdorim detyre, vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash.
Nga hetimet rezulton se ata blinin toka dhe ja jepnin me qira të lartë kompanisë Bankers.