Connect with us

Politike

“Dyfisho ndërmarjen tënde”/ Rama: I jepet mundësi të gjithë shqiptarëve që kanë ngritur një ndërmarrje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një nisëm të re të qeverisë në ndihmë të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se nisma quhet “Dyfisho ndërmarjen tënde” dhe pritet që tu japë mundësi të gjithë shqiptarëve që kanë ngritur një ndërmarrje për ta rritur atë.

Sipas Ramës, ky iniciativë do të lançohet së shpejti dhe u jep mundësinë të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për tu zmadhuar.

“Ndërkohë po përgatisim një tjetër program që quhet “Dyfisho ndërmarjen tënde”, për ti dhënë gjithë shqiptarëve mundësinë që kanë ngritur një ndërmarrje të vogël në territor dhe që tani janë gati të shkojnë më tutje por i mungojnë instrumentat financiarë, mundësinë që ti financojnë këto ndërmarrje. Është një iniciativë që e lancojmë së shpejti. Këtu kam parasysh të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që do mbështeten nga ky instrument i ri financiar, dhe kjo është tjetër rrugë për t’iu kthyer shqiptarëve në diasporë atë vëmendje që kanë nevojë. Je një shqiptar që jeton jashtë dhe ke një tokë në fshat, eja.

Dhe mos dëgjo pallavrat e tenxhereve që thonë Paketa e Maleve është bërë për tia dhënë oligarkëve. Nuk ka oligarkë në Shqipëri. Fjalën oligark e përdorin ata që janë rritur me urrejtjen për kulakun, Oligarkë në Shqipëri nu ka. Paketa e Maleve nuk jep asnjë mbështetje për investitorë që vijnë nga jashtë territorit ku janë pronarë me ligj të tjerët. Llogaria në fund është shumë e thjeshtë nuk ka shans që duke punuar për dikë jashtë, kudo të jesh, të fitosh më shumë se duke punuar për veten këtu, me Paketën e Maleve. Paketa është për ata që e kanë nga stërgjyshi atë copë toke. Po njësoj është programi Dyfisho ndërmarrjen tënde“, tha Rama.

Advertisement