Politike
Buzhala: Qeverisë nuk i mungon vullneti të rrahë njerëzit, por protestat ciklike nuk sjellin ndryshim
Gazetari Berat Buzhala duke folur për protestën e djeshme të opozitës në Tiranë, është shprehur se, po duket qartazi që establishmetit qeverisës nuk i mungon vullneti të rrahë njerëzit që dalin në protestë.
Por sipas tij, por protesta duhet të tejkalojë këtë aspekt.Ai theksoi se kur demonstratat përsëriten çdo tre ose katër javë, pjesëmarrja e qytetarëve bie, dhe çdo rritje e dhunës jep efektin e kundërt: më shumë debate televizive, por jo ndryshim real politik.
Buzhala vuri në dukje se pritshmëritë e qytetarëve shpesh interpretohen gabim mesazhet që jepen politikisht.
‘Çështja mua po më duket, e para nuk kam shumë respekt për komunikatat e zyrave diplomatike të huaja, i kam tejkaluar unë këto, pra kam thënë disi, nganjëherë kur i shoh këto ngjarje, e shoh që më duket Kosova pak më herët. Domethënë, ne kemi parë një parti që u rrit, gjithëfarëlloj akuzash i ka pasur për dhunë e dhunë direkte ndaj ambasadorëve. Ai vazhdonte rrugën e vet, nuk e kthente kokën mbrapa.
Pra, ambasadat e bëjnë punën e vet, partia politike duhet me bë punën e vet. Po ajo çka mua po më duket pak brenguese sikur po të isha PD, më duket se ka mbetur pak pa avull, domethënë i ka rënë ajo fuqia, edhe pak pa, domethënë nuk po më duket se e kanë një vizion të saktë ku po don me mbërritë.
Sepse nëse, cili është me pas protesta ciklike çdo tre javë a çdo katër javë, sigurisht që ka me rënë numri i njerëzve që kanë me marrë pjesë në protesta, sigurisht që me rënien e numrit të njerëzve ajo kompensohet pastaj me pak më shumë dhunë. Po kjo e jep efektin e kundërt.
Pra, dhuna nxjerr më pak njerëz, bën më shumë debate televizive, po PD duhet me dalë prej këtij ciklit, unë mendoj, prej ciklit që protesta me qenë partizane, që protesta me qenë rrethi i ngushtë i njerëzve të doktor Berishës dhe doktor Berisha. Protesta…
Nuk i mungon vullneti politik estabilishmentit që me rrahë njerëz, qartazi. Ata as nuk e vënë në dyshim. Po tash, protesta duhet me tejkaluar këtë gjë. Protesta nuk duhet me qenë vetëm, si me thënë, me pas në mendje çfarë videosh kemi me prodhuar pas protestës. A rrahu një polic një demonstrues? A e shkeli dikush flamurin, a s’e shkeli dikush flamurin?
Protesta, mua po më duket që e ka humbur, domethënë për çka po dilet. Domethënë, në momentin e tash, a e di ku devalvohet më së shumti protesta? Kjo është edhe për ty madje. Kur çdo javë ti thua, javën tjetër ka me u rrëzuar qeveria Rama. Domethënë, unë e kuptoj motivimin e njerëzve, por në momentin, disa njerëz edhe e marrin atë literalisht fjalën që ka me u rrëzuar qeveria’, tha ndër të tjera Berat Buzhala