Connect with us

Politike

Çmimi i naftës/ Rama i shqetësuar: Nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Kryeministri Edi Rama së bashku me Drejtuesen politike të Tiranës, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një mbledhje në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7.

Rama ka folur mbi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, çështje për të cilën shprehet se situata që po zhvillohet në botë për shkak të luftës, ka sjellë domosdoshmërisht një krizë të tillë.

Rama shton se një problematikë e tillë po ndodh në të gjithë botën, dhe se nuk është në dorë të Partisë Sociliste për të ndryshuar diçka të tillë për Shqipërinë.

“Njerëzit janë të shqetësuar për çmimin e naftës, çmimi i naftës që rritet si rezultat i një lufte që as nuk e kemi hapur ne, as nuk na ka pyetur njeri, dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj Shqipërisë.

Njërëzit e kanë kuptur si impaktohemi ne nga një krizë që ndodh gjetkë, tashmë është në të gjithë botën, çmimi i naftës është rritur kudo jo vetëm tek ne, ka arritur më lartë se në Shqipëri.

Nuk e kemi në dorë ta ulim çmimin e naftës dhe po të duam, apo ta bëjmë të padukshme rritjen”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama thekson se është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte rritjen e katërfishtë të çmimit.

“Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, o të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht. Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës”, tha Rama.

Advertisement